Shqiptarët nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre në vend. 52.8% e tyre janë pesimistë për të ardhmen e tyrë ne Shqipëri.
Ndërkohë që 18.9% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania, janë shprehur optimistë për të ardhmen.
28% e të targetuarve janë të pavendosur dhe vetëm 0.3% kanë preferuar të mos përgjigjen.
Të pyetur sesa optimistë janë për të ardhmen e vendit, 51.5% e shqiptarëve janë shprehur pesimistë dhe 21.4% janë shprehur se janë optimistë. Ndërkohë që 27.1% e tyre nuk janë përgjigjur.
Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
/f.s