Disa dhjetëra qytetarë nga fshati Oblikë i Shkodrës kanë organizuar një tubim gjatë të cilit kërkuan nga shteti dëmshpërblimet për përmbytjet e vitit 2011.
Banorët e zonës të prekur nga përmbytjet e atëhershme u grumbulluan pranë aksit rrugor Shkodër-Muriqan, aks të cilin e bllokuan për rreth 15 minuta.
Ata u larguan pas ndërhyrjes së policisë por deklaruan se do të ndërmarrin protesta më të mëdha seri në plotësimin e kërkesës së tyre.
“Do bllokojmë institucionet e shtetit dhe rrugët. Jemi shgënjyer nga qeveritarët, na përdorën për fushatë thanë disa prej tyre.