Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry deklaroi se Rusia dhe regjimi i Bashar al-Asadit duhet menjëherë të ndërpresin bombardimet në Siri, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.
Ai rikujtoi edhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare në Siri.
“Megjithatë, Rusia, Asadi dhe të gjithë ata që përkrahin Asadin nuk veprojnë në përputhje me rezolutën, aq më shumë kur vetë Rusia votoi pro vendimit”, tha Kerry.
Kerry vuri në dukje se ”rezoluta thekson nevojën për ndërprerje të sulmeve ajrore, që Rusia nuk e respekton”.
“Si pasojë e kësaj, në ato sulme vdesin civilë në mesin e të cilëve një numër i madh grash dhe fëmijësh”, tha Kerry, i cili shtoi se shpeshherë objekt i sulmeve janë edhe spitalet.