Ajo që Erling Haaland bërë në një kohë të shkurtër në Premier League dhe në botën e futbollit është vërtet e mahnitshme. Që kur mbërriti te skuadra e Pep Guardiolës ai nuk ka reshtur së shënuari gola dhe e tashmja e tij emocionon fansat e tij, por i frikëson rivalët, shkruan abcnews.al.
Aq sa në Angli po bëhet një kërkesë që norvegjezi të ‘deportohet’ dhe të mos vazhdojë të luajë në Premierligë. Që nga ardhja e tij te City, ai ka shënuar 19 gola në 12 ndeshje, duke përfshirë 3 asistime. Dhe kjo nuk është e gjitha, ai tashmë ka shënuar tre hat-trick, gjë që është befasuese duke pasur parasysh sa pak kohë ka luajtur, shkruan abcnews.al
Dy milionë nënshkrime
Në faqen e internetit Change.org , tifozët anglezë kërkuan që qeveria britanike të deportonte Haaland në mënyrë që ai të mos mund të luante më në Premier League.
Arsyeja është se ata e akuzojnë sulmuesin 22-vjeçar si robot. Po, një robot! Dhe gjëja qesharake është se tashmë janë mbledhur gati dy milionë nënshkrime. Nga ana tjetër, Parlamenti britanik, pas 100 mijë nënshkrimeve, debaton në një seancë peticionet që arrijnë këtë numër, ndaj do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë veprim të pazakontë.
Një milion euro në javë
Nëse ky progres vazhdon, Haaland mund ta mbyllë vitin me të ardhura afër 50 milionë për sezon, çka do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Premierligë./m.j