Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkodër.
Policia bën me dije se orës 02:00 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota” , të cilin e drejtonte 42-vjeçari Amarildo Babaj.
Ngjarja ka ndodhur aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër.
Babaj e kishte marrë makinën me qira dhe nga breshëria e plumbave pati vetëm dëme të vogla materiale.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/f.s