Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me të shkuarën e Kasandër Nogës, një personazh që sot akuzohet si koka e një grupi vrasësish me pagesë që vepronte në Durrës dhe u ‘zbërthye’ vetëm pak ditë më parë me pengmarrjen e vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj.
I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Noga ka qenë në Akademinë e Policisë, por kësaj rruge iu fut për tu dalë në krah shokëve që e rritën sepse vetë ka qenë jetim.
“Ai ka përfunduar shkollën e policisë. I gjithë grupi që ka pasur ai në shkollë ka përfunduar shkollën dhe sot janë efektivë, kurse Noga iu fut një rruge tjetër. Ai në fakt nuk ka pasur asnjëherë konflikt të drejtpërdrejtë me Hasanbellin. Ata kanë qenë komshinj. Por, është futur në telashe për shokë. Është rritur jetim dhe është future për të marrë hakun e atyre me të cilët u rrit,”- tha Hoxha ndër të tjera.
Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?
Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip “Piaggio” me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet. Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit “Rrumi i Shijakut”, kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës.
Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. ‘Killeri’ i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në “Don bosko” u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç.
Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.
Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.
/a.r