Kryebashkiaku i Bad Schlema, në Saksoni të Gjermanisë, Jens Muller ka deklaruar se “vajzat e vogla provokojnë ngacmim seksual”. Ndërkohë, banorët e këtij qyteti të vogël kanë mbetur pa fjalë nga ajo që kanë dëgjuar nga kryetari i tyre i bashkisë.
Sipas gazetës gjermane “FreiePresse”, komentin Muller e ka bërë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak javën e kaluar, pasi një i moshuar ngriti shqetësimin se vajzat e vogla ishin subjekt i ngacmimeve seksuale gjatë kohës që shkonin nga shkolla në shtëpi.