Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në makinën BMW-në me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit Mark Frroku.
Gjatë kontrollit të makinës, ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij, teksa mjeti drejtohet nga shoferi personal Albert Prendi.
Por pavarësisht se armët e zjarrit janë gjetur në strukturën e brendshme të makinës, dhe jo në trupin e Prendit, ai ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës se armët i përkisnin atij.
Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.
Por edhe për të zbuluar nëse këto dy armë i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti.
Kujtojmë se mandati si deputet i Mark Frrokut u la përgjysmë pas akuzave dhe më pas dënimit me burg për një vrasje në Belgjikë.
Emrin e tij në listën e PKD-së për deputet e pasonte i vëllai, Arben Frrok, cili rezulton ende në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi Apeli i Krimeve të Rënda e ka dënuar me burg për jetë në lidhje me vrasjen e Komisarit, Dritan Lamaj./Ora News