“Origjina është e ardhmja” është performanca koreografike më e madhe e organizuar ndonjëherë në Tiranë me veshje të stampuara të trashëgimise kulturore. Në performancë do marrin pjesë 100 të rinj, 20 balerinë, 10 persona me daulle. Do të jetë performanca e ritmit, lëvizjes dhe simboleve të të parëve tanë.
Kështu që nesër më 7 Tetor në orën 19.30, shijoni performancën e mrekullueshme të të rinjve në “Sheshin Skënderbej”. Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës./m.j