Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Prevezë të Greqisë. Një grua është gjetur e vdekur brenda një depozite uji.
Autoritete lokale bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e tre zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën nga depozita e ujit.
Sipas informacioneve paraprake, duket se gruaja e moshuar ka hapur derën e depozitës, ka humbur ekuilibrin dhe rënë brenda saj.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d