Në një kohë kur Bashkimi Evropian po rishikon marrëdhëniet me Serbinë, për shkak të qëndrimit që ajo ka mbajur ndaj Rusisë dhe pushtimit rus të Ukrainës, ish-kryeministri Sali Berisha duket se është i fiksuar pas portaleve serbe.
Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas në Elbasan, Berisha iu referua cilësisë së ajrit në Tiranë dhe përmendi të dhënat e publikuara në faqen serbe “Numbeo” dhe jo agjencive europiane që masin cilësinë e ajrit.
Por, nga një kërkim në Google, rezulton se faqja “Numbeo” është e themeluar nga Mladen Adamoviç dhe e ka qëndrën e saj të regjistruar në Serbi. “Numbeo” është një faqe e cila mund të përditësohet nga kushdo dhe jo nga ekspertë. Ky portal është kritikuar edhe për pasaktësitë e tij, për shkak të lehtësisë së keqpërdorimit të statistikave dhe dezinformimit të përgjithshëm. Kanë qenë jo të paktat rastet kur ky portal në Beograd vlerëson Shqipërinë dhe Kosovën shumë poshtë, ndërsa e rendit Serbinë shumë lart në klasifikime të ndryshme, ndonëse në të dhënat e besueshme evropiane Beogradi është shumë më poshtë.
Me sa duket, për Berishën më të besueshme janë statistikat që gjenerohen në Beograd se sa të dhënat zyrtare të agjencive evropiane, të cilat e vlerësojnë cilësinë e ajrit në Tiranë me notën 9.
/a.r