Togeri i Vladimir Putinit në Çeçeni, Ramzan Kadyrov , i akuzuar për shkelje shumë të rënda të të drejtave të njeriut dhe nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, deklaroi në ditëlindjen e tij se iu dha grada e gjeneral kolonelit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në kanalin e tij në Telegram.
“Dua të ndaj një lajm tjetër të mirë me ju. Presidenti i Rusisë më dha gradën Gjeneral Kolonel. Dekreti u dha me numrin 709. Vladimir Vladimirovich më njoftoi personalisht dhe më përgëzoi,” shkroi Kadyrov.
Nderkohe qe neper koridoret e Kremlinit ka zera se Kadyrov mund te marre ne dore ministrine e Mbrojtjes se Rusise, megjithese nuk ka konfirmim zyrtar.
Ndersa kreu i administratës ushtarake rajonale Sergy Gaidai tha se ushtria ukrainase ka filluar çlirimin e Luganskut dhe disa vendbanime janë çliruar pa specifikuar numrin e tyre.
“Çlirimi i rajonit të Luganskut ka filluar, disa vendbanime tashmë janë çliruar nga pushtuesit rusë”, th Sergy Gaidai në një mesazh video, siç raportohet nga UNIAN./m.j