Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në Universitetin Bujqësor të Tiranës, se fermerët duhet të ecin me plan për të pasur rezultat dhe për arritur qëllimet.
Teksa prezantoi “Skemën Kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas”, Rama nënvizoi se qëllim i qeverisë është që të rrisë eksportet bujqësore.
“Është koha e sipërmarrjes në fshat. Nuk është koha e mbijetesës në fshat. Nuk është më kohë lëmoshash të shpërndara njësoj në të gjithë territorin. Është një rrugë qorre”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ai foli më tej edhe për satelitët, ku tha se do të jenë në ndihmë të bujqësisë.
“Satelitët do na ndihmojnë për të gjitha fushat. Do na ndihmojnë për bujqësinë, në mënyrë të veçantë se do na japin të dhëna që ne nuk i mbledhim dot në kohë reale. Dija bën diferencën e se këtu ka shembuj pafund”, u shpreh Rama.
/f.s