Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja, mori pjesë në ceremoninë solemne me ftesë të Kryeprokurorit Federal Belg me rastin e Përvjetorit të 20-të të Prokurorisë Federale të Belgjikës që u mbajt në Bruksel në datën 4 Tetor 2022, në sallën Hemicycle of the Senate.
SPAK, tha Kraja është i vendosur që bashkëpunimin që ekziston me Prokurorinë Federale belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete. Mesazhi duket se ishte i qartë për shqiptarët me precedent në Belgjikë.
Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin.
Gjithashtu, u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.
Drejtuesi i SPAK zhvilloi takime me personalitetet e ftuar dhe veçanërisht me drejtuesit e prokurorive prezente në takim, në kuadër të vendosjes së kontakteve të reja.
/e.d