Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë.
Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore.
Ndërsa sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore parashikohet të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe pas mesdite.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celsius deri në 27 gradë Celsius.
/e.d