Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko deklaroi të martën se vendi i tij është përfshirë në luftën Rusi-Ukrainë, por se nuk është një palë ushtarake aktive në konflikt.
“Sa i përket pjesëmarrjes sonë në një operacion special ushtarak në Ukrainë, ne po marrim pjesë. Nuk e fshehim. Por ne nuk po vrasim njeri. Ne nuk po dërgojmë ushtrinë tonë askund. Ne nuk i shkelim detyrimet tona”, tha Lukashenko gjatë një takimi ushtarak.
Ai më pas tha se vendi i tij po “merr pjesë” në luftë duke parandaluar përhapjen e saj në Bjellorusi dhe duke parandaluar “një sulm ndaj Bjellorusisë nën këcënimin nga një operacion special ushtarak nga Polonia, Lituania dhe Letonia”.
“Siç thashë, askush nuk do të qëllojë rusët pas shpine nga territori i Bjellorusisë. Kjo është pjesëmarrja jonë”, tha lideri bjellorus.
Ai shtoi se Bjellorusia është gjithashtu e përfshirë në konflikt si një pikë hyrjeje për refugjatët.
“Po, trajtojini njerëzit nëse është e nevojshme. Po, ne ushqejmë njerëzit. Dhe jo vetëm rusët. Ne ushqejmë më së shumti ata refugjatë, lypës, të varfër që vijnë tek ne nga Ukraina. Si të mos i ushqejmë, si të mos i trajtojmë? Kjo është pjesëmarrja jonë në këtë operacion ushtarak. Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk do të ketë.”, shtoi ai.
Lukashenko theksoi se Bjellorusia nuk po planifikon të shpallë ndonjë mobilizim, por se synon të mësojë nga përvoja e Rusisë.
Komisioni Evropian ka dorëzuar pesë milionë tableta jodur kaliumi në Ukrainë, për banorët që jetojnë pranë termocentralit bërthamore të vendit, sipas njoftimit nga Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic në një intervistë me grupin e medias gjermane RND. Këtë e raporton “Unian”.
“Ne kemi mësuar tashmë gjatë pandemisë së koronavirusit se nuk mund të reagojmë vetëm në rast krize, dhe për këtë arsye tani po përpiqemi të parashikojmë krizat e ardhshme. Dhe, duhet të them, parashikimi ynë ishte i suksesshëm, sepse tashmë më parë Ne po përgatisnim emergjencat kimike, biologjike, radioaktive dhe bërthamore për luftën. Tani kemi qenë në gjendje të dërgojmë pesë milionë tableta jodur kaliumi në Ukrainë për banorët e centraleve bërthamore.”, tha ajo.
Në fund të gushtit, Komisioni Evropian njoftoi se do t’i dhurojë Ukrainës 5.5 milionë tableta jodur kaliumi “si një masë parandaluese e sigurisë kundër rrezatimit dhe për të rritur nivelin e mbrojtjes rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”. Dozat e dorëzuara tashmë vijnë nga rezervat e urgjencës së RescEu, ndërsa 500,000 doza të tjera janë ofruar nga Austria.
Ditën e djeshme, policia ukrainase raportoi se kishte zbuluar një dhomë torture në fshatin Pisky-Radkivski, në rajonin e Kharkiv, të rimarrë nën kontroll së fundmi nga ushtria e Kievit ku banorët vendas janë mabjtur në kushte çnjerëzore.
“Një dhomë torture në Pisky-Radkivski. 2 foto. Një maskë gazi e vendosur në kokën e një viktime, e cila u mbulua me një leckë të djegur dhe u varros për së gjalli. Dhe një kuti me kurora dentare ari. Një mini Aushvic. Sa do të tjerë. do të gjendet në Ukrainën e pushtuar?”. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkruan në Twitter
/e.d