Kreu i Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes në Ukrainë shprehet se më shumë se 2 mijë ushtarë rusë kanë kontaktuar ata kohët e fundit duke i kërkuar një mundësi për t’u dorëzuar. Shifrat u bënë të ditura nga Andri Yusov, përfaqësues i inteligjencës në ushtrinë ukrainase.
Në një deklaratë për Freedom Tv Channel, Yosov tha se janë bërë dhjetëra kërkesa pas kundërsulmit të suksesshëm nga Forcat e Armatosura ukrainase në Kharkiv.
“Filluam të merrnim telefonata jo vetëm nga ushtarët që ishin në territorin e Ukrainës por edhe nga një pjesë e ushtrisë, apo dhe nga ata që thjesht janë mobilizuar dhe janë në territorin e Rusisë, apo dhe nga të afërmit e tyre apo dhe nga njerëz që thjesht dyshojnë se mund të mobilizohen.
Në disa javë, ne kemi marrë më shumë se 2 mijë kërkesa.”-u shpreh ai.
Ukraina u vjen në ndihmë dezertuesve ruse përmes një programi të projektuar për t’ju ardhur në ndihmë personelit rust ë ushtrisë.
Për të marrë informacion se si të dorëzohen, personeli ushtarak rus ose të afërmit dhe miqtë e tyre duhet të telefonojnë në numrat 24-orësh:
+38 066 580 34 98;
+38 093 119 29 84.
Rusëve u garantohet trajtim i civilizuar, në përputhje me normat e Konventave të Gjenevës./m.j