Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, ku një veturë ka përplasur një të mitur 3-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Durrësit, rreth orës 17:40, automjeti me drejtues shtetasin R.B., ka përplasur fëmijën 3-vjeçar.
Ky i fundit, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa, shoferi i mjetit, është shoqëruar menjëherë drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Një grup i posaçëm është ngritur ndërkaq për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/f.s