Gjashtë vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, institucionet e reja po hasin vështirësi në praktikë dhe kanë kërkuar në Kuvend ndryshime ligjore. Për këtë është ngritur një grup punë PS e PD. Deputetët Toni Gogu dhe Dhurata Çupi, shpjegojnë për ABC se për çfarë po punojnë konkretisht.
Të dy deputetët japin shembuj se si ndryshimet do të përshpejtojnë shqyrtimin e dosjeve në gjyqësor.
Mes kërkesave të institucioneve, është edhe ajo e SPAK, që do një ndryshim kushtetues me 94 vota, që mund t’i jepte të drejtë Arben Krajës për një mandat të dytë. Të dy palët mohojnë të jenë duke e bërë këtë proces si pjesë e një pazari politik mes mazhorancës dhe grupimit të Alibeajt.
Kalendari ka parashikuar që këto ndryshime ligjore me 84 vota, të miratohen në 15 dhjetor./m.j