Dështon takimi i Sali Berishës me militantë të PD që pretendonin se janë larguar nga puna nga qeveria socialiste. Ironia e takimit e arriti kulmin kur të ftuarit nga stafi i Berishës janë ankuar se në fakt ai që i ka larguar nga puna në vitin 2014 ishte Lulzim Basha, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Një prej demokratëve akuzoi fillimisht Ramën dhe Veliajn se e kishin hequr nga puna në vitin 2014 nga Bashkia e Tiranës. Por në fakt, në atë kohë, Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, ndërsa Veliaj e mori drejtimin vetëm në vitin 2015.
Mbështetësi i Berishës tha se më 13 tetor 2014 nga Bashkia e Tiranës u hoqën brenda ditës 308 nëpunës civilë.
“Sot në këtë sallë sjell nëpër mend datën 13 tetor të vitit 2014. Unë kam punuar në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor i auditit të Bashkisë së Tiranës. Më danë 13 tetor të atij viti, 308 nënpunës civilë të Bashkisë Tiranës u ka ardhur urdhri i largimit nga puna. Gjithsej Bashkia në atë periudhë ka pasur 525 nënpunës civilë.
Nga këta 525 , 308 janë hequr për një ditë. Na kanë ardhur letrat pothuajse më të njëjtin motivacion pavarësisht nga pozicionet e punës që kishim. I përkthyer motivacioni nëqoftëse më lejoni në formë shakaje, ishte “Agjitacion dhe propagandë kundër regjimit neokomunist të Edi Ramës dhe të vasalit të tij që sot asht në Bashkinë e Tiranës”, tha qytetari./m.j
Për më tepër ndiqni videon: