Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi po i bëhet opozitë mazhorancës së Edi Ramës.
I ftuar në Ditarin e pasdites në A2 CNN, Biberaj u shpreh se opozita dhe PD duhet të mbajnë fjalën për protesta, pasi vetëm kështu mund të largohet Edi Rama, i cili sipas tij ka bllokuar mundësinë për rotacion dhe në këtë mënyrë demokracinë në vend.
“Thjesht unë kam kërkuar që PD të konsistojë në qëndrimet që ne kemi prej disa muajsh. Kemi bërë një protestë në 7 korrik dhe siç është thënë në shtator do kishim protestave, gjë që nuk ndodhi. Ky realitet nuk ndryshohet me zgjedhje, sepse nuk ka zgjedhje të lira. Në Shqipëri është bllokuar mundësia për rrotacion dhe demokracia. Në këto kushte është detyrë e PD dhe opozitës që të mbajë fjalën dhe të mbajë përgjegjësitë përpara kombi”, u shpreh Biberaj.
/f.s