Pas publikimit të materialeve MEMEX sot nga hakerat, anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare janë mbledhur për seancë dëgjimore me SHISH.
Në nisje të mbledhjes, kreu i këtij komisioni Nasip Naço kërkoi që deputetët të japin mendimin e tyre nëse mbledhja duhet të kryhet në prani të kamerave apo jo. Teksa deputetë të mazhorancës u shprehën se diskutimi duhej privatisht, Salianji dhe Noka u shprehën kundër.
Deputeti i PD-së Flamur Noka ‘ngriti tonet’ ndaj deputetëve socialistë duke u thënë se qeveria aktuale ka nxjerrë sheshit të dhënat e shqiptarëve dhe se nuk ka kuptim që shqiptarët të mos ndjekin mbledhjen.
Pjesë nga debati te “Siguria”:
Salianji: Ne jemi në një situatë agresioni që shpresoj të jetë mbyllur, por të gjitha të dhënat sensitive po përfundojnë në publik, prandaj mendoj se një pjesë e këtij komisioni duhet me kamera hapur, të japim siguri qytetarëve, që jemi në rrugën e duhur dhe institucionet po funksionojnë, e kemi detyrim sot që mbledhja të jetë e hapur për të dhënë mesazhet e duhura.
Qefalia: Habitem pse duhet të jetë kaq objekt debate a duhet apo jo certefikata e sigurisë, ne nuk jemi han me dy porta, mbledhja pa kamera… Nuk mund të nxjerrim informacione tepër sekrete në publik!
Naço: Dorëzoni telefonët!
Noka: Durim ju lutem, do dorëzojmë të gjitha, me telefona, këpucë, ca të doni ju..
Sot shqiptarët kanë dorëzuar në në duart e hakerave ccdo të dhënë kofidenciale sepse nuk ka shtet. Zoti kryetar të lutem mos ndërhyj..
Unë respektova çdo koleg, kjo është procedura. Nuk ka asnjë sekret pavarësisht se ju po mundoheni ta kanalizoni në linja të tilla.
(Kryetari i Komisionit të Sigurisë i ndërpret fjalën)
Noka: Ju deputetëve dhe shqiptarëve u thoni se nuk keni të drejtë të dëgjoni, ndërkohe shtetin e keni nxjerrë “lakuriq”. Harroje të më fikësh mikrofonin, edhe këtu funksiononi si bandë, por nuk i mbyllni dot gojën askujt.