Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punen e bere lidhur me përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari gjate bashkebisedimit online ne rrjetet sociale, Rama theksoi se falë punës së “Lali Erit, ata jetojnë në kushte shumë më të mira”.
“Po e filloj nga komuniteti rom, Ky përshkrim i komunitetit rom, është një përshkrim që vjen si një kujtim nga e kaluara. Komuniteti rom në Tiranë, falë punës së bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, falë punës së bërë nga Lali Eri, jetojnë në kushte komplet të tjera, shumë më të mira”, tha Rama.
Krahas hapjes së qendrave komunitare, Bashkia e Tiranës ka edhe disa programe sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë, si banesat sociale, bonusi i qirasë etj.