Presidenti i Republikës Franceze, Emanuel Macron dënon fuqishëm aneksimin e paligjshëm nga Rusia të rajoneve të Ukrainës Donetsk, Luhansk, Zaporijia dhe Kherson. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Ukrainës.
Franca e kundërshton këtë dhe qëndron përkrah Ukrainës për t’u përballur me agresionin e Rusisë dhe për të rimarrë sovranitetin e saj të plotë mbi të gjithë territorin e saj.
Edhe presidenti amerikan Joe Biden dënoi ashpër deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin se katër rajone të Ukrainës do të bëhen territor rus bazuar në referendumet që u mbajtën këtë javë.
Biden i përshkroi pretendimet e Rusisë për aneksimin si “të rreme” dhe që nuk kanë “legjitimitet”. Ai njoftoi gjithashtu sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.
/s.f