Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do të bëhen publike dhe do denoncohet çdo emër që fshihet pas kullave, të ndërtuara apo që kanë kate shtesë pa leje.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama mashtroi, kur tha se ka arritur marrëveshjen e parë për marrjen e kateve shtesë pa leje në qendër të Tiranës.
Sipas tij, Kodi Penal nuk njeh marrëveshje, por konfiskimin dhe burgun për atë që ka ndërtuar pa leje.
“Ky problem është i zgjidhur me kodin penal të Republikës së Shqipërisë. Nëse Edi Rama nuk është investitor në këto kulla, por është investitor absolutisht siç thonë dhe unë nuk di një të vetme që nuk ka kate mbi kate. Por kjo është e zgjidhur, sepse në vitin 2020, amendoi kodin penal dhe përcaktoi konfiskimin e plotë nga shteti dhe burgn për atë që ka ndërtuar.
Ky ka dënuar dhe burgosur 3,500 qytetarë, ndërsa të kullave jo, ose është vetë investitor, ose ka marrë valixhet me euro. Çdo emër do përmendet dhe çdo qëllim do përmbahen. Dihen kush janë emrat, janë bërë shumë tani. Çdo emër do përmendet dhe do denoncohet. Nuk ka konfiskuar, përkundrazi, njoftoi që u arrit marrëveshja e parë. Nuk ka marrëveshje kodi penal, thotë konfiskohet dhe dënohet me burg ai që ka ndërtuar”, theksoi kryedemokrati.
/f.s