Një operacion i madh kërkim-shpëtimi po zhvillohet në Florida, pas uraganit Ian, i cili mbolli shkatërrim masiv kudo ku shkeli në shtetin e diellit. Të paktën 19 persona raportohet të kenë vdekur por autoritet druhen se bilanci do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Ian mund të jetë një prej uraganeve më vdekjeprurës në historinë e Floridas, me humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore.
Numrat janë ende të paqartë por sipas raportimeve fillestare mund të kemi humbje të konsiderueshme jetësh. pasi u përplas në brigjet e Floridas si uragan i kategorisë së katërt ai u dobësua në stuhi tropikale teksa kalonte përmes gadishullit, por tani po i drejtohet Karolinës së Veriut dhe të Jugut si uragan i kategorisë së parë.
Mbi 2.2 milionë banesa dhe biznese janë pa energji pas rrëzimit të linjave elektrike, ndërsa shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji.
“Dëmet më të madha që pashë ishin në plazhin e Fort Myers. Disa prej banesave atje ishin rrafshuar plotësisht, e në disa kishin mbetur vetëm pllaka betoni”, deklaroi ai.
Naples, qytet bregdetar në Fortmyer është shndërruar pjesërisht në qytet fantazmë me molin identifikues të ndarë në dysh. Disa njerëzve ju desh të dilnin me not nga shtëpitë e tyre. Sakaq, banorët e ishullit Sanibel pranë Cape Coral janë izoluar plotësisht nga pjesa tjetër e vendit, pa mundësi për tu evakuuar.
/f.s