Policia njofton se në kuadër të operacionit policor të koduar “Contact” është arrestuar një 30-vjeçare kolumbiane me iniciale B.R. e cila ishte organizatore e rrjetit të prostitucionit në Tiranë.
Po ashtu janë vënë në pranga 6 femra të huaja që kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion, konkretisht: L. P., 28 vjeçe, L. B., 23 vjeçe, Y. S., 28 vjeçe, D. B., 31 vjeçe, M. G., 21 vjeçe dhe L. B., 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët i kishin dhënë me qira banesat e tyra, femrave të huaja.
Sipas Policisë, kolumiania 30-vjeçare B. R. shfrytëzonte për prostitucion femrat e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në banesa me qira në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm për të ushtruar prostitucionin kundrejt pagesave.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 persona, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, femrave të arrestuara.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 të arrestuarave.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r