Në emisionin Top Story nga Sokol Balla, analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar gjetjet e sondazhit të tij.
Sipas të dhënave të publikuara prej tij, mendimi i qytetarëve për qeverinë ka një luhatje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por gazetari Carlo Bollino pati një replikë.
“Shumica e madhe që kanë votuar për opozitën dhe ata që nuk kanë marrë pjesë përbëjnë 61% gri që kanë opinion pozitiv për qeverinë”, tha Zaloshnja.
“Problemi më i vështirë për të vlerësuar sondazhet është identifikimi i kampionëve”, tha koemntatori Carlo Bollino.
Zaloshnja: Po në cilën bashki banon, moshën. Unë kam formula të caktuara që I kam gati për të parë se sa përputhet përbërja gjeografike, politike, moshore, gjinore .
Bollino: Si shpjegohet që 36% një votë për qeverinë ku qeveria fitoi zgjedhjet një muaj më parë.
Zaloshnja: Qeveria nuk ishte e re. 36% i thonë 780 mijë, PS bashkë me PSD nuk morën 800 mijë vota.