Ndërsa data e zgjedhjeve lokale po afron, partitë politike opozitare, por edhe partia në pushtet janë vënë në lëvizje për organizim e ‘përballjes’ midis tyre.
Partia e Lirisë dhe aleatët e djathtë kanë rënë dakord për të dalë në zgjedhje me kandidatë të përbashkët për bashkitë e vendit.
Në lidhje me këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje skype, në Vizion Plus.
Në bisedë me moderatorin Roland Zili, Blushi u shpreh se dalja në zgjedhje e partive opozitare me një kjandidat të përbashkët, është mundësia më e mirë për të maksimalizuar votat.
Blushi sqaroi se vizioni i Partisë së Lirisë është pikërisht, kandidati i përbashkët i opozitës kundër PS dhe ruajtja e individualitetit nga secila parti.
“Në thelb ne vetëm kemi shprehur që, dalja në zgjedhje me një kandidat është mundësia më e mirë për të maksimalizuar votën e opozitës në këto zgjedhje.
Vizioni ynë, ka qënë pikërisht ky, e para bashkëpunimin me opozitën për një kandidat të përbashkët dhe së dyti, secila forcë politike të ruajë individualitetin e vet duke u përfasqësuar në parlamentet vendore, pra në këshillat bashkiakë.
Sigurisht janë detaje teknike që kanë kohë për tu diskutuar por e rëndësishme është tu qëndrojmë këtyre parimeve për të cilat kemi gjetur edhe dakordësinë edhe nga PD, edhe partitë e tjera opozitare ndajnë të njëjtin qëndrim, pra të jemi të unifikuar në një kandidat.”
Në lidhje me pritshmëritë pas kandidatit të përbashkët, Blushi tha se janë teknikalitete që do të marrin kohën e nevojshme pas zgjedhjeve.
“Është ende herët për të folur për këtë, zgjedhjet lokale janë pas disa muajsh këto janë detaje teknike që nuk kanë rëndësi për publikun e gjerë. Se si do të jetë marrvëshja mes partive, janë cështje që do të duan kohën e vet.”
Ndërsa për protestat e paralajmëruara të vjeshtës Blushi tha se Partia e Lirisë, prej krijimit të saj është çdo ditë në protestë.
“Blushi: Partia e Lirisë ka qënë në protest që në datën e krijimit të saj. Ka pasur disa protesta ku përfaqësues të PL kanë marrë pjesë, si protesta në Kamzës ku ishin deputetët, vetë kryetari së bashku me një grup kanë marrë pjesë edhe te protesta në Shijak.
Zili: Kur do të dilni në bulevard?
Blushi: Data nuk është caktuar ende. Mund t’ju konfirmoj se PL është çdo ditë në protestë.
/a.r