Dy hajdutë janë shpallur fajtorë për vrasje pasi tentuan të vidhnin drogë me vlerë 100 mijë Paund nga një fabrikë kanabisi në perëndim të Londrës.
Shaddai Smith dhe Jason Sebran hynë në një shtëpi në kryeqytetin britanik e cila kishte 200 bimë kanabis, raporton BBC. Por autoret u përballën me të riun shqiptar 21-vjeçarin Renato Geci, i cili ndodhej brenda banese.
Pas një përleshje Geci u godit me thikë për vdekje nga Smith dhe Sebran. Ndërsa vëllait të Renatos i hodhën substanca kimike.
“Pretendimet e Smith dhe Sebran se ata besonin se shtëpia në të cilën po hynin ishte bosh dhe se qëllimi i tyre ishte vetëm të vidhnin bimë kanabisi, janë hedhur poshtë nga gjykata. Të dy burrat patën mundësi për të lënë pronën kur gjetën Renaton dhe vëllain e tij brenda megjithatë ata ishin të shtyrë nga lakmia dhe fitimi që panë se mund të bënin nga vjedhja e bimëve të kanabisit”, thotë Detektivi Garth Hall.
Dy autoret që morën dënimin arritën të hynin nga dritarja e banjës duke eliminuar 21-vjeçarin dhe lënduan vëllain e tij.
/a.r