Deputetja Demokrate Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për satelitët që do të zbulojnë ndërtimet pa leje.
Në një postim në Tëitter, Tabaku thekson se ndërtimet pa leje janë lehtësisht të dallueshëm në mes të Tiranës. Ajo e cilëson një justifikim cinik për tënderin me vlerë 5.7 milionë euro për të shpërdoruar taksat e shqiptarëve.
“ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon Shqipërisë sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!”, shkruan Tabaku.
Më herët kryeministri Rama nënshkroi kontratën e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë, ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se: “Lajmi është që do të kemi një kryeinspektorat në qiell, që nuk ka parti apo kushëri dhe i shikon të gjitha”.
/f.s