Arti në zi! Ndahet nga jeta Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar.
Vendresha u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ajo ishte themeluese e shkollës së Koreografisë, ku ishte dhe pedagoge, ndërkohë që kishte titullin ‘Artiste e merituar’.
Ganimete dhe bashkëshorti i saj Xhemil Simixhiu sollën për herë të parë në baletin e parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, “Lola”, “Mirandolina”, “Liqeni i mjelmave”, etj.
/f.s