Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, bëri një skaner të situatës së sotme të kuqezinjve, dukëve çuar faktin që, sipas tij, edhe futbolli ecën me modelin e bosit dhe jo të liderit, duke shtuar gjithashtu se nuk mund të ecet me mentalitetin e basteve apo kazinove.
Ai theksoi se rezultatet negative të kombëtares nuk kanë ardhur për fajin e futbollistëve, por të sistemit.
“Ne nuk jemi komb që prodhojmë liderë, por bosa. Bosat prodhojnë skandale, liderët prodhojnë rezultate. Bosi thotë, unë e bëj stadiumin, lideri thotë ne e bëjmë stadiumin. Bosi thotë, unë e kam çuar ekipin në Europian, lideri thotë, ne e kemi çuar ekipin në Europian. Kjo është fatkeqësia që ekziston në mentalitetin tonë, i cili është një mentalitet i mbrapsht. Të gjithë bosat në krye të qeverisë janë pjesë e produktit të nepotizmit, nuk janë pjesë e arritjes së punës së tyre. Automatikisht, këto njerëz kanë për të ndërtuar sistemin e qokave, të shitblerjeve të ndeshjeve. Ata vijnë nga mentaliteti i shitblerjeve, i kazinove. Këtu është ajo që ndan ekipin kombëtar, këta futbollistë, nga kjo pjesa tjetër”, u shpreh Vata.
/a.r