Inside Story, ka siguruar të dhëna ekskluzive të disa transkripteve nga biseda telefonike. Një personazh me precedentë penalë është arrestuar në kuadër të një procedimi që nuk ka lidhje me çështjen “Martinaj”.
Atij, i është sekuestruar një telefon celular që punon pa kartë SIM. Celulari funksiononte përmes programeve të sofistikuara me biseda të vetëaszgjesueshme që përdoren shpesh nga grupet kriminale dhe trafikantët.
Mes mesazheve të siguruara nga këto transkripte të cilat nuk mund të bëhen publike të plota për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, janë gjetur disa biseda interesante lidhur me çështjen në fjalë.
Emrat e personazheve që përmenden, do ti përmendim me iniciale pasi përbëjnë sekret hetimor.
“Po humbin njerëzit si miza. E pe cfarë i bën Lacit? I kishte kërkuar A. ti mbaronte G.”
Aty flitet për porosi vrasje, dhe kjo mendohet një prej motiveve pse shumë persona e kërkonin të vdekur Martinajn. Këto biseda janë duke u verifikuar nga Prokuroria dhe ende nuk është faktuar nëse informacionet janë të sakta.
Tashmë, çështja ka kaluar në SPAK nisur nga profili i të shumëkërkuarit Martinaj dhe dyshimet se mund të jemi para një ngjarje në kaudër të grupit të strukturuar kriminal siç del nga transkriptet e disa bisedave.
“Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…”
Duhet theksuar se grupi hetimor ka në dorë biseda të shumta të ngjashme që po verifikohen. Hetuesit kanë dyshime se komunikime të tilla mund të jenë edhe të fabrikuara për të bërë sa më të besueshme pistën e një rrëmbimi të mundshëm.
/e.d