Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas zhvillimeve të fundit ku Rusia kërkon aneksimin e 4 rajoneve përmes referendumit.
Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg thotë se këto referendum nuk kanë legjitimitet dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.
Sipas tij, këto territore të pretenduara janë vetëm të Ukrainës.
Postimi i Jens Stoltenberg në Twitter:
Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelenskyn dhe qartësuam se Aleatët e NATO-s, janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën e tyre për t’u mbrojtur. Referendumet e rreme që po zhvillohen nga Rusia, nuk kanë legjitimitet dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Këto territore janë të Ukrainës.
/e.d