Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin “Panoramik” të Elbasanit.
Behet me dije se një efektiv i policisë rrugorë është përplasur nga një automjet me shpejtësi të lartë.
Efektivi Ferdindand Bahja ishte duke shkuar në një tjetër aksident, kur është aksidentuar vetë, prandaj është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.
Mësohet se polici ka qenë në vendngjarje për një tjetër aksident të ndodhur si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga.
Mësohet se pasi policia rrugore ishte lajmëruar për një aksident të ndodhur po në këtë aks, shkoi në vendngjarje dhe sapo dy efektivë zbresin nga mjeti, një tjetër makinë që po kalonte në autostradë merr përpara mjetin ku ndodheshin efektivët.
Gjatë kohë që ai ndodhej në inspektim është përplasur nga një tjetër mjet me shpejtësi të lartë./m.j