Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se në kohë krize kanë ndërtuar në kryeministri një instilacion me vlerë 3.7 milion euro. Rama tha se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë lloj qindarke për instilacion, por bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet.
“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave. Nuk bëhet fjalë për një vepër arti por një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet, duke filluar nga kryeministria në të gjitha ministritë.
Projektet energjie të rionovueshme të kombinuar me krijimin e një mikroklime të mjediseve të reja të punës. Nuk është diçka që bëhet për mua, por do jetë aty për vite dhe e planifikuar prej kohësh. Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit , por nuk funksionon në këtë mënyrë.
Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë , duke pasur edhe më shumë të ardhura. Pra gjërat janë të lidhura , i kam dëgjuar këto edhe kur na ra flama e pandemisë dhe siç e kemi parë , janë të gjitha të balancuara”, tha Rama./m.j