Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Rama është pyetur nga gazetarët se ku gaboi Arben Ahmetaj që nuk ka më asnjë post në parti.
“Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Jemi shërbëtorë dhe secili ka rolin e vet. Kjo është një skuadër dhe secili lojtar ka rolin e tij”, tha ai, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.
Kreu i qeverisë tha se mbledhjen e sotme janë diskutuar ndryshimet organizative, që do të bëhen në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Kryeministri deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dyte.
“Tani hyjmë në fazën e dytë të një procesi organizmi, për të cilin kemi folur sot. Për të gjithë hapat që do të ketë në këtë proces. Vjen në një kontekst shumë te jashtëzakonshëm për shkak të situatë ku ndodhet bota”, tha kreu i qeverisë./m.j