Euronews Albania ka siguruar foton ku dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 Shtatorit në Shkodër, largohen nga vendngjarja.
Autorët që janë pikasur nga kamerat e sigurisë kanë qenë të dy të maskuar me kokore dhe largohen me shpejtësi përmes rrugicave.
Pasagjeri i cili është qëlloi me pistoletë të riun në një bar kafe, dyshohet se është Bajram Çekorja, i shpallur në kërkim nga policia.
Bashkëpunëtori tjetër nuk është identifikuar ende ndërsa motoçikleta dhe arma e përdorur në krim u dogjën në lagjen ‘Guerrile’./m.j