Këngëtarja britanike Ellie Goulding nuk është fanse e shqiptarit famëkeq Martin Shkreli dhe së fundmi ajo e ka kërcënuar se do ta “heq qafe”.
Shqiptari u bë i famshëm për publikun kur bleu të drejtat e Daraprimit, një drogë që pacientët e përdorin për ta trajtuar kancerin dhe AIDS-in, ndërsa fitoi famë të keqe kur çmimin e këtyre e ngriti në 750 nga 13.50 dollarë.
Krijuesja e hitit “Love Like You Do” kishte shprehur pakënaqësi për veprimet e Shkrelit, duke kërcënuar se “unë do ta heq qafesh”. Këtë reagim ajo e bëri në “Tëitter”.