Ish-kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka krahasur përsëri Kosovën me Shtetin Islamik.
Teksa ka folur për luftën kundër terrorizmin, ka përmendur prishjen e objekteve të trashëgimisë në Lindjen e Mesme nga ISIS-i, e që sipas tij kjo është bërë edhe në Kosovë, transmeton Koha.net.
“ISIS-i konsiderohet grup terroristë pas veprimeve të tyre, kurse këta të dytët janë shpërblyer me anëtarësim në UNESCO”, ka thënë Daçiç.