Nga Specialistët e Seksionit për Korrupsionin, me datë 04.02.2016, në kuadër të operacionit “SMILE”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Skënder Biba, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shefit të seksionit të Urbanistikës dhe Legalizimeve, drejtoria nr. 5 Tiranë
- Vasil Mitre, banues në Tiranë, me detyrën e shefit të Hartografisë në Drejtorinë Rajonale të ALUIZN-it Nr.5, Tiranë
- Fatjon Guzi, 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e specialistit të Hartografisë në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-it Nr.5, Tiranë
- Astrit Joca, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e përgjegjësit të sektorit të regjistrimit fillestar në zonën Nr.5 pranë ALUIZN-it, Drejtoria Tatimore, Tiranë
- Ardjana Gjini, 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrën e specialistit jurist në zonën Nr.5 pranë ALUIZN-it, Tiranë
- M. (gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit),
- Ç. (gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit),
Arrestimet e mësipërme janë bërë pasi kanë kallëzuar shtetasit e mëposhtëshënuar se janë përjashtuar nga e drejta e pronës për të përfituar në katet shtesë për pjesën takuese sipas kontratave me investitorët përkatës, gjithashtu janë përdoruar dokumenta të falcifikuar për legalizimin e këtyre objekteve…
Kallëzuesit janë;
- Xh ,54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
- F. C 58 vjeç, lindur dhe banues në Tirane
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta nënpunës të ALUIZN-it, me veprimet e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kanë bërë legalizimet për dy objekte në zonën Komuna Kashar dhe konkretisht në objektin “Molla L, SHPK” me leje legalizimi të dt,03.07.2015 me sipërfaqe shtesë rreth 1.000 m2 dhe për objektin dhe “EVISA CONSTRUKSION”, leje legalizimi nr.888661 dt.12.09.2014 me sipërfaqe 310 m2.
Legalizime këto që janë kryer duke u përdorur dokumenta të falcifikuar në dëm të pronarëvë të tokës përsa i përket pjesës takuese për përfitimin dhe përpjestimin e pasurisë së tyre, referuar kontratave me firmat ndërtuese etje…
Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore ka rrezultuar se veprimet sa më sipër bien në kundërshtim me ligjin për legalizimet nr.9482 dt.03.04.2006, konkretisht me nenet; 26 pika 2, neni 27 pika e,d,ç, neni 30 pika 2/a,b, neni 35 pika a,b, neni 37 pika b,c, neni 43 pika c, dhe neni 43/1 pika 2.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shpërdorim detyre i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim, mashtrim në dëm të disa personave dhe Falcifikim i dokumentave”, parashikuar nga neni 248, 186, 143 dhe 25 i Kodit Penal.