Irani dhe Rusia e kanë iniciar një kontratë me vlerë prej rreth 40 miliardë dollarë për ndërtimin e energjisë bërthamore, hekurudhave si dhe projekte të tjera, ka njoftuar Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Këshilltari për media i liderit suprem, Ali Akbar Velayati, në fund të vizitës në Moskë, tha se kanë diskutuar rreth disa projekteve me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai tha se Teherani është i interesuar që ta marrë një kredi nga Rusia për hekurudha dhe projekte të energjisë bërthamore. Ai ka thënë se projekti i pakos është nënshkruar gjatë muajve të fundit dhe ata “janë të gatshëm që ta zbatojnë atë”.
Velayati ka thënë se Irani gjithashtu ka diskutuar edhe për blerjen e armëve nga Rusia dhe shitjen e naftës për kompaninë më të madhe të naftës në Rusi.