Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar mëngjesin e sotëm fjalimin e Presidentit amerikan Ronald Regan, për të cilin shkruan se tregon zgjidhjen dhe për situatën e rëndë në vendin tonë.
Meta thekson se është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit, në postimin e fjalimit të ish-presidentit republikan të SHBA.
“”We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë.
Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.
Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies”, shkruan Meta.
Pas ndryshimit të emrit të partisë, Meta edhe vetë publikisht nuk flet më si kryetar i një partie të majtë. Në një kohë kur fati i PD mbetet ende në udhëkryq, ish-presidenti shqiptar ndoshta synon të jetë partia e parë e opozitës.
/f.s