Pronari i një lokali ku luheshin lojëra fati dhe 4 persona që po luanin janë arrestuar.
Policia ka njoftuar gjithashtu se janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Lokali i 33-vjeçarit ndodhej në Prush.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, thuhej në njoftimin e policisë.