Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork theksoi se bota ka hyrë në një periudhë të re turbulencash dhe ndryshimesh .Multipolarizimi botëror, globalizimi ekonomik, informatizimi social dhe diversifikimi kulturor po zhvillohen në thellësi dhe vendet janë gjithnjë e më shumë të lidhura dhe të ndërvarura. Tema e kohërave për paqe dhe zhvillim nuk ka ndryshuar dhe njerëzit e të gjitha vendeve kanë një dëshirë më të madhe për përparim dhe bashkëpunim.
Për mënyrën se si do t’i përgjigjemi kërkesave të kohës, të kuptojmë prirjen historike dhe ndërtojmë bashkërisht një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, Wang Yi tha se Kina ka gjashtë propozimet e mëposhtme të qëndrueshme dhe të qarta:
1. Paqja, jo konflikti. Ne duhet të këmbëngulim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjete paqësore dhe përmes dialogut e konsultimit.
2. Për të zhvilluar, për t’i dhënë fund varfërisë. Ne duhet të insistojmë që zhvillimi të vendoset në qendër të agjendës ndërkombëtare, të lëmë më shumë arritje zhvillimore për të përfituar çdo vend dhe çdo individ.
3. Hapja, jo mbyllja. Ne duhet të mbrojmë hapjen dhe gjithëpërfshirjen, të mbështesim sistemin e tregtisë shumëpalëshe me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb dhe të promovojmë ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.
4. Bashkëpunimi, jo konfrontimi. Është e nevojshme të zëvendësohet konflikti me dialogun, shtrëngimi me negocimin, të zgjedhësh rezultate të favorshme.
5. Uniteti, jo përçarja. Ne duhet të braktisim linjat ideologjike dhe të bashkohemi për të promovuar paqen dhe zhvillimin botëror.
6. Drejtësia, jo ngacmimi. Ne duhet të mbrojmë dhe praktikojmë në mënyrë aktive multilateralizmin e vërtetë, të promovojmë barazinë e të drejtave, rregullave dhe mundësive për të gjitha vendet dhe të ndërtojmë një lloj të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare që paraqesin respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të favorshëm
Në kuadër të debatit të përgjithshëm të UNGA 77 në Nju Jork , ministri i Jashtëm kinez u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm Guterres ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar pasi bota sot është plot ndryshime dhe kaos, të cilat pala kineze i vlerëson thellësisht, tha Wang. Kina ka mbrojtur gjithmonë qëndrimin se vendet e mëdha, veçanërisht anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet të marrin drejtimin në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në ruajtjen e autoritetit të OKB-së, në praktikimin e multilateralizmit të vërtetë dhe në ndihmën e vendeve në zhvillim – tha Wang .
Guterres shprehu vlerësimin për rolin kyç që Kina ka luajtur vazhdimisht në mbështetje të multilateralizmit, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke thënë se partneriteti me Kinën është një shtyllë e rëndësishme për OKB-në dhe multilateralizmin.
Guterres e informoi Wang në lidhje me përpjekjet e fundit për të promovuar dërgesat e grurit të Ukrainës dhe eksportet e plehrave të Rusisë, duke shprehur shqetësim të thellë për vështirësitë me të cilat përballen vendet në zhvillim për shkak të përhapjes së krizës ukrainase. Guterres tha se OKB-ja e merr zhvillimin si prioritet dhe shpreson të forcojë bashkëpunimin me Kinën mbi çështjet që kanë interes për vendet në zhvillim, si financimi, reagimet ndaj ndryshimeve klimatike, biodiversiteti dhe masat kundër pandemisë
/e.d