Kryeministri Edi Rama ben te ditur se u zyrtarizua vizita e Sekretarit te Shtetit, John Kerry, në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet statusit të tij Facebook në mëngjesin e ditës së premte shprehet: “U zyrtarizua vizita e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, në Tiranë:14 shkurt; vizitë shumë e rëndësishme në një kohe sfidash të përbashkëta!
Një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit, John Kerry, do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.
Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë. Në këtë ndalesë, ai do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.
“Më tej, në Tiranë, Sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Departamentit te Shtetit.