Por e para që hodhi para dhe që financoi një projekt për ndërtimin e Skavicës ishte qeveria që drejtohej nga Sali Berisha në vitin 2008. KESH që drejtohej nga Gjergj Bojaxhi në atë kohë kontraktoi një kompani franceze për studimin, të cilës i pagoi një shumë prej afro 343 mijë euro vetëm për skicimin në hartë.
Ai projekt parashikonte që hidroecentrali të kishte dy diga një në Katund të Ri dhe një në Skavicë, çka përfshinte një siperfaqe më të madhe ujore prej afro 2.5 miliardë metër kub ujë dhe rrjedhimisht edhe përmbytjen e sipërfaqeve të mëdha të tokës në këto zona.
Në atë kohë në mbledhjet e Këshilit të Ministrave, ish-kryeministri demokrat insistonte se duhej ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.
Por, për mungesë fondesh, hidrocentrali i Skavicës nuk u ndërtua. Studimi i kompanisë franceze që mori paratë, thjesht mbeti në letër. Sot pas 4 vitesh Sali Berisha ndryshon qëndrim, të cilin prej muajsh ka nisur ta imponojë edhe te qyetarët dibranë.
Sot siguria e furnizimit me energji elektrike nga tregu ndërkombëtar është e kërcënuar. Ndërkohë që nga ndërtimi i kasakadës së Skavicës përllogaritet që Shqipëria për 7 muaj në vit të mos importojë energji elktrike, pra të siguroje rreth 70 % prodhim vendas.
Hidrocentrali i Skavicës nuk është thjesht një burim i madh dhe i ri energjie. Në kohën e një krize globale energjitike, çdo projekt i tillë, merr dhe vlera të sigurisë kombëtare. Marrja e këtij projekti nga një firmë amerikane dhe mbrojtja që i ka bërë atij Washingtoni, e bëjnë edhe më kontradiktor qëndrimin e Berishës.
Ai thotë se flet në emër të mbrojtjes së interesave të dibranëve. Ndërkohë që në kohën që ishte kryeministër, edhe ai, kishte një projekt për hidrocentralin e Skavicës. Me të vetmin ndryshim: që kompleksin do ta ndërtonin francezët./m.j