Presidenti i Kolumbisë ka deklaruar se vendi i tij e ka humbur luftën me drogën, në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Është koha që të pranojmë se lufta kundër drogës ka dështuar. Përgjatë 40 viteve të fundit, janë vrarë gjysmë milioni amerikano-latinë nga kjo luftë, ndërsa kanë vdekur nga mbidoza 70 000 amerikanë çdo vit. Lufta ndaj drogës forcoi mafian dhe dobësoi shtetet”, tha Petro.
Gustavo Petro, ish-guerrilas dhe Presidenti i parë i majtë i vendit amerikano-latin, mori detyrën muajin e kaluar. Kolumbia është prodhuesja më e madhe e kokainës në botë, sipas raportit më të fundit të OKB-së.
Gjithashtu, 90% e drogës që kapet në SHBA vjen nga ky shtet.
/a.r