F.Marku mjek reanimator në Spitalin e Traumës në Tiranë u arrestua diten e sotme pasi dyshohet se ka marrë 20 mijë lekë ryshfet nga një pacient.
Por pacienti në të vërtetë ishte një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh.
ndaj ketij mjeku ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet, ndersa me i fundit ka qene ai i te premtes, kur mjeku eshte kapur ne flagrance pasi kishte kerkuar para nga nje pacient.
Hetimet po vijojnë pasi dyshohet se një tjetër mjek i këtij Spitali ka marrë ryshfet nga pacientët.
Ai u arrestua në ambientet e spitalit nga agjentët e policisë së Tiranës dhe u shoqërua në komisariat./m.j